Ish përfaqësuesit e Anglisë, Michael Owen dhe Rio Ferdinand nuk pajtohen se Jorginho është një kandidat i mirë për Topin e Artë 2021.
Italiani me origjinë braziliane është ndër favoritët për të fituar Topin e Artë këtë vit, pasi ai ndihmoi Chelsean të fitonte Ligën e Kampionëve, përpara se të luante një rol kyç kur Italia fitoi EURO 2020, përcjell GazetaBlic Sport.
Por dy ekspertët e BT Sport diskutuan kandidatët për çmimin e madh dhe pohuan se nuk ka emra ‘të shquar’ në listë, veçanërisht jo Jorginho.
Robert Lewandowski ishte favorit për të fituar çmimin në vitin 2020, por France Football vendosi të mos e jepte çmimin për shkak të COVID-19.
“Nuk ka asnjë emër masiv për mua këtë vit,” tha Owen për BT Sport kur u pyet për çmimin e këtij viti.
“Më vjen shumë keq për Lewandoskin që nuk e fitoi vitin e kaluar. Nuk mund ta kuptoj pse nuk ia dhanë. Futbolli u vonua vetëm pak dhe ai ishte shumë larg lojtari më i suksesshëm.”
Owen tha se ai mund të mos ketë fituar shumë këtë herë, por megjithatë theksoi se polaku duhet të jetë kandidati më i fortë.
“Shikoni ato numra,” tha ai, duke treguar grafikun. “[Lewandowski shënoi] 50 gola në 38 ndeshje dhe 6 asistime gjithashtu, vetëm kaq.
“Çfarë fitoi ai, Bundesliga? Ai nuk fitoi shumë tjetër apo jo? Por çfarë tjetër ka fituar dikush tjetër?
“Natyrisht, Messi fitoi me Argjentinën, por asgjë në nivel klubi. Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, asgjë.
“[Sulmuesi i Liverpool, Mohamed] Salah nuk fitoi asgjë, por pati një sezon të mrekullueshëm. Jorginho është ai që ka fituar dy trofe të mëdhenj, por ai nuk është as lojtari i tyre më i mirë”.
Dhe ish-qendërmbrojtësi i Manchester United, Ferdinand, pajtohet me Owen, duke pretenduar se Jorginho nuk është “emri i parë në fletë”.
“Ai nuk është lojtari më i mirë në Chelsea dhe nuk është emri i parë në fletë as për Italinë”, shtoi Ferdinand.
“Ai është një lojtar shumë i mirë, mos më keqkuptoni dhe nuk po përpiqem të tregoj mungesë respekti, nuk e shoh se si ai futet në listën e atyre lojtarëve dhe në nivelin në të cilin kanë luajtur këta djem.
“Nëse shikoni Chelsean, në prag të fitimit të CL, mendoj se [N’Golo] Kante ishte kryesori në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Më huton. Ai ka fituar dy trofe të mëdhenj, këtë e kuptoj. Por kur ju e vendosni atë kundër katër lojtarëve të tjerë atje, nuk ka kuptim për mua”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


