Lajme

“Me këngë drejt vdekjes” – Fikret Shatri me rrëfim ekskluziv sonte në ‘Expose’

11/30/2024 12:36
nga:Mergim Rreci

Expose, prodhim i Gazeta Blic vazhdon me ciklin e dokumentarëve që transmetohen në televizionin Kanal 10.

Sonte, me fillim nga ora 21:15, vjen ekskluzivisht rrëfimi nga ish luftëtari i UÇK-së dhe tashmë trajneri i basketbollit kosovar, Fikret Shatri.

Ai rrëfen sakrificat e përjetuara gjatë luftës së lavdishme në fund të viteve të 90-të, që nga veshja e uniormës e deri betejat e forta të zhvilluara në raport me forcat serbe, atje ku mori plagë personalisht dhe humbi poashtu familjarë, të cilët ranë heroikisht.

Me emocione, ai flet për figurën frymëzuese të komandantit legjendar Adem Jashari, për bashkëluftarët e tjerë si dhe për ikjen e tij nga burgu i forcave serbe, duke kërcyer nga kati i tretë.

Për këto dhe shumë detaje të tjera, ndiqeni rrëfimin e tij, duke filluar nga ora 21:15.

Expose mund ta ndiqni live në Kanal 10 dhe në Youtube në llogarinë zyrtare të GazetaBlic.

/GazetaBlic/