Shtypi italian bën me dije se Milani ka përshkruar tashmë një plan për të paguar kompensimin që Sporting ka të drejtë për Rafael Leão.
Gazzetta dello Sport shpjegon se procesi do të përfshijë pagesën e 15 milionë eurove për Sportingun dhe katër të tjerat do të ndahen mes Lille, që është klubi i mëparshëm i sulmuesit, dhe lojtarit, përcjell GazetaBlic Sport.
Në rinovimin e kontratës së Rafael Leao, klubi italian do të paguante gjashtë deri në shtatë milionë euro në sezon. Investimi për pagesën e kontratës së re do të arrinte në 50 milionë euro, duke mbledhur vitet e kontratës, por do të duhej të përfshiheshin 15 milionë euro dëmshpërblim.
Shuma totale që skuadra italiane do të investonte për të garantuar vazhdimësinë e sulmuesit arrin në 65 milionë euro.



