Sporti

Marco Asensio me veprim fantastik, krijon një fondacion për të ndihmuar fëmijët me kancer

02/15/2023 17:36
nga:Mergim Rreci

Marco Asensio njoftoi këtë të mërkurë krijimin e një fondacioni për të ndihmuar fëmijët me kancer.

“Sot, 15 shkurt, është Dita Botërore Kundër Kancerit të Fëmijëve dhe dua të përfitoj nga kjo ditë për t’ju prezantuar një projekt emocionues për mua, për të cilin kam punuar prej kohësh. Dua t’ju prezantoj me Fondacionin Marco Asensio”, ka nisur ai duke shkruar në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

Fondacioni Marco Asensio, zbuloi gjithashtu sulmuesi 27-vjeçar i Real Madrid, do të “monitorojë fëmijët me kancer dhe familjet e tyre, duke ofruar mbështetje në fusha të tilla si ushqimi, shëndeti mendor dhe kërkimi mjekësor”.

Ky është një vendim fantastik nga spanjolli, i cili edhe më herët ka kontribuar në këtë drejtim.

/GazetaBlic Sport/