Sporti

Manchester United i jep më shumë kohë Michael Carrick, do të jetë në stol ndaj Chelseat

10/27/2026 13:07
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka vendosur t’i japë më shumë kohë Michael Carrick për të përmirësuar situatën e skuadrës, pavarësisht pasigurisë që ka rreth të ardhmes së tij.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Carrick pritet të vazhdojë të jetë trajner i “Djajve të Kuq” edhe në ndeshjen e radhës kundër Chelseat.

Drejtuesit e klubit duket se nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, duke i dhënë trajnerit mundësinë të ndryshojë situatën dhe të bindë me rezultatet e ardhshme.

Ndeshja ndaj Chelseat mund të jetë një tjetër mundësi e rëndësishme për Carrick, i cili duhet të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të rikthyer besimin dhe për të përmirësuar paraqitjet e skuadrës.

Për momentin, trajneri anglez vazhdon punën në krye të Manchester United, ndërsa mbetet të shihet nëse do të arrijë të sigurojë vazhdimësinë e tij në stolin e klubit.

/GazetaBlic Sport/