Sporti

Manchester City u largua nga Superliga Evropiane, këto janë fjalët e Ceferin për klubin anglez

04/21/2021 12:58
nga:Mergim Rreci

Manchester City në mesin e skuadrave të larguar zyrtarisht nga Superliga Europiane.

Skuadra në pronësi të sheikëve ka dëgjuar zërin e tifozëve, duke vazhduar të jetë pjesë e Uefa Champions League, përcjell GazetaBlic.

Presidenti i Uefas, Ceferin ka përshëndetur vendimin e Manchester City, duke e quajtur si veprim të zgjuar.

Në deklaratën e tij, ai i aprovon mirëseardhjen e gjigandit anglez.

“Jam i kënaqur për të mirëpritur Cityn përsëri në familjen evropiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe kur dëgjojnë shumë zëra, veçanërisht ata të tifozëve të tyre”, shprehet Ceferin.