Raportet në Itali pretendojnë se Manchester City ka rënë dakord të dërgojë anglezin Kyle Walker në huazim te Milani për pjesën e mbetur të sezonit 2024-2025, dhe tani të dy klubet po negociojnë një opsion për ta bërë këtë lëvizje të përhershme në një datë të mëvonshme.
Kuqezinjtë kanë synuar një lëvizje për Walker për pjesën më të madhe të afatit kalimtar të janarit dhe tashmë duket se kjo gjë është e përfunduar, transmeton GazetaBlic Sport.
Walker informoi Pep Guardiolën dhe klubin e tij aktual disa javë më parë se dëshiron të largohet nga klubi në mënyrë që të ketë një përvojë jashtë vendit përpara përfundimit të karrierës së tij.
Milani tashmë ka një marrëveshje në parim për kushtet personale me 34-vjeçarin për një kontratë deri në fund të sezonit 2026-27, por kjo marrëveshje duhet të përkthehet edhe në marrëveshje me klubin.
/GazetaBlic Sport/