Uncategorized

“Luftë” në mes Ronaldinhos dhe Sergio Ramos në rrjetet sociale, “thumbojnë” ashpër njëri-tjetrin

06/19/2021 08:37
nga:Mergim Rreci

Edhe larg fushës, Ronaldinho dhe Sergio Ramos po nxisin beteja argëtuese.

Legjendat e Barcelonës dhe Real Madridit kanë kujtuar ditët e kaluara, duke u argëtuar me njëri-tjetrin nga postimet e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Me përfundimin e epokës së Sergio Ramos në Real Madrid, braziliani ishte i shpejtë për t’i kujtuar atij një nga mbrëmjet më të komplikuara që kishte me fanellën e bardhë.

Duke postuar një foto të Ramos, Ronaldinho  pyeti në Twitter: “e mbani mend këtë natë?”

“Po,” u përgjigj ai, “por disa muaj më vonë ishte shumë më mirë”, duke ia bashkangjitur së bashku me një foto të Real Madridit që festonte fitimin e titullit LaLiga.

Ronaldinho në atë ndeshje kishte bërë dribilime të jashtëzakonshme ndaj mbrojtësit spanjoll, drbilime këto që mund t’i gjeni tek video e bashkangjitur.

/GazetaBlic Sport/