Sporti

Lufta Rusi – Ukrainë, kërkohet të hapet një merkato speciale për futbollistët që kanë mbetur pa skuadër

03/04/2022 15:22
nga:Mergim Rreci

Shumë lojtarë kanë zgjedhur që të mos luajnë më në Rusi për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Ukrainë, të cilët kanë zgjedhur të kthehen në shtetet e tyre dhe të qëndrojnë deri në fund të këtij sezoni pa skuadër.

Kjo ka sjellë një kërkesë nga ana e Federatës Polake të Futbollit drejtuar FIFA-s. Për këta lojtarë që kanë zgjedhur të largohen nga Rusia të hapet një merkato special që të mund të bashkohen me ekipe të tjera dhe të luajnë deri në fund të sezonit.

Kjo mund t’i jepte zgjidhje problemit që ka pushtuar futbollin rus, ku përveç lojtarëve ukrainas, ka pasur dhe shumë lojtarë nga shtetet e tjera që kanë vendosur të mos luajnë më aty, përfshire dhe trajnerë të cilët janë tërhequr nga post i tyre për të drejtuar ekipe ruse.