Sporti

Rezultatet e testeve të fundit, Theo Hernandez mund të mungojë ndaj Juventusit dhe Chelsea

09/20/2022 14:04
nga:Mergim Rreci

Testet mjekësore kanë konfirmuar se Theo Hernandez ka pësuar një tendosje aduktore, duke e vënë atë në rrezik për të humbur ndeshjet e vështira të Milanit me Chelsean dhe Juventusin.

Mbrojtësi i majtë francez 24-vjeçar është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit, duke luajtur një rol të rëndësishëm si në aspektin sulmues ashtu edhe në atë mbrojtës të lojës, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç njoftoi Milani, testet kanë konfirmuar se Hernandez ka pësuar një tendosje, një dëmtim që e detyroi të largohej nga kampi stërvitor i Francës. Ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve kundër Austrisë dhe Danimarkës.

24-vjeçari do t’i nënshtrohet një raundi tjetër testesh javën e ardhshme për të vlerësuar më tej gjendjen e tij, por ai me siguri do të humbasë ndeshjen e ligës kundër Empolit më 1 tetor. Dëmtimi zakonisht kërkon rreth tre javë për t’u rikuperuar dhe ai është në rrezik mungojë ndeshjet kundër Chelseat më 5 tetor dhe Juventusit më 8 tetor.

/GazetaBlic Sport/