Liverpool e ka siguruar fitoren e radhës në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Arne Slot e mposhti në transfertë atë të Crystal Palace, shkruan GazetaBlic Sport.
Diogo Jota shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që mjaftoi për të fituar pikët e plota.
Liverpool vazhdon të jetë në krye të tabelës në Premier League tashmë me 18 pikë, 4 më shumë se City dhe Arsenal.
/GazetaBlic Sport/