Sporti

Leo Messi ishte shumë afër që të realizonte super gol nga rivënia nga këndi

01/23/2024 12:00
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Inter Miami nuk po dhuron paraqitje pozitive në ndeshjet përgatitore.

Skuadra ku luajnë ish yjet e Barcelonës, Messi, Suarez, Busquets e Alba u mposht nga FC Dallas, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht rezultatit negativ, ylli argjentinas, Leo Messi ishte afër të shënonte një gol nga rivënia e këndit, por portieri i Dallasit ia mohoi një gjë të tillë.

Now that Messi and Suarez chemistry is back soon he will do it here at Inter Miami ?pic.twitter.com/IA0d4uXBOM

— Out of Context EPL (@Out_contextEPL) January 23, 2024