Lajme

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së, delegatët s’ia pranojnë dorëheqjen

01/31/2026 18:33
nga:Sh R

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në Kuvendin e LDK-së, ku të pranishëm ishin qindra delegatë të partisë, dorëheqja e Abdixhikut u refuzua nga pjesa dërrmuese, shkruan IndeksOnline.

163 delegatë ishin pro dorëheqjes së tij, teksa afro 200 votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut.

Kreu i LDK-së ofroi dorëheqjen e tij pas rezultatit jo të kënaqshëm të zgjedhjeve qendrore.