Harry Kane është gati dhe duhet të bëjë debutimin e tij këtë të premte për Bayern Munich në Bundesligë.
Kjo do të jetë edhe ndeshja hapëse e sezonit të ri, atje ku Kane pritet të luajë nga minuta e parë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse asgjë nuk ndodh sot në stërvitje, ai do të luajë nga filliimi. Prania e tij ka një ndikim jashtëzakonisht pozitiv për të gjithë ne. Ai gjithmonë jep 100 për qind në çdo seancë stërvitore dhe është argëtues për t’u parë. Tashmë kishim disa ushtrime ku ai mundi të tregonte cilësitë e tij dhe ishte mbresëlënëse. Por është një ndryshim për të, një vend i ri, me një kulturë të re, kërkon kohë. Pavarësisht kësaj, ai përshtatet shpejt me një mjedis të ri. Për ne ai do të fiksohet si nëntë, por na jep edhe shumë opsione të tjera në sulm dhe jam i sigurt se do të ndikojë pozitivisht në lojën tonë nesër”, ka deklaruar trajneri gjerman, Tuchel.
/GazetaBlic Sport/


