Skuadra e Lille është kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht humbjes prej 2 me 1 ndaj Slavia Prague, Lille siguroi kualifkimin në saje të fitores nga ndeshja e parë me rezultat 2 me 0, transmeton GazetaBlic Sport.
Edon Zhegrova është më meritori për suksesin e arritur nga Lille, duke realizuar edhe sonte një gol spektakolar nga 18 metra distancë. Gjithsej, Zhegrova realizoi tre gola në këto kualifikuese.
Këto janë të gjitha skuadrat e kualifikuara në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/


