Lajme

Kënga për Kurtin nga deputetja e partisë së tij, vjen edhe reagimi i PDK-së: Kjo është e rrezikshme

12/14/2025 14:31
nga:Genita C

Vlora Çitaku, PDK, ka reaguar ashpër ndaj asaj që u pa në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, duke e cilësuar si “një nivel tjetër të marrëzisë”, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se këngët, tatuazhet apo format e tjera të adhurimit ndaj liderëve janë të dëmshme për shëndetin demokratik, por se situata bëhet e rrezikshme kur, sipas saj, një deputete i kushton këngë liderit në një ngjarje të organizuar nga vet partia, ndërsa ai e përkrah këtë veprim.

Sipas Çitakut, problemi nuk qëndron te kualiteti i këngës, por te mentaliteti që, siç tha ajo, po promovohet.