Sporti

Juventus siguron finalen e madhe në Kupën e Italisë

04/23/2024 22:57
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Juventus ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Italisë.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e sotme prej 2 me 1 nga Lazio, ‘Zonja e Vjetër’ siguroi biletën për finale në saje të fitores prej 2 me 0 nga ndeshja e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Castellanos realizoi dy golat për Lazion, kurse golin e kualifikimit për Juventusin e shënoi Milik.

Në finale, Juventus do të përballet me fituesin e ndeshjes së nesërme, Atalanta – Fiorentina.

/GazetaBlic Sport/