Sporti

‘Dridhet’ UEFA, Zvonimir Boban largohet nga pozita e tij, shkak raportohet të jetë Aleksander Ceferin

01/25/2024 10:25
nga:Mergim Rreci

Zvonimir Boban është larguar nga pozita e tij që kishte në UEFA.

Sipas njoftimit nga UEFA, palët janë ndarë me anë të një marrëveshje të dyanshme, transmeton GazetaBlic Sport.

Boban iu bashkua organizatës në vitin 2021 si drejtor teknik dhe inicioi disa projekte të rëndësishme në zhvillimin teknik, duke përfshirë themelimin e Bordit të Futbollit të UEFA-s dhe Forumit Rinor të Futbollit.

Megjithatë, raportimet e fundit tregojnë se ai u largua nga pozita e tij për shkak të pakënaqësive që kishte me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, specifikisht me çështjen e mandatit tët tij.

Zvonimir Boban pritet të deklarohet para medieve gjatë ditës së sotme për vendimin e tij.

/GazetaBlic Sport/