Ish lojtari i mirënjohur i futbollit kosovar, Ismet Ramushi, ka dhënë komentin e tij para ndeshjes së sotme mes Differdange dhe Dritës.
Ramushi është një figurë shumë e respektuar nga tifozët e Dritës, sepse ka luajtur me fanellën e kësaj skuadre për disa vite.
Në prononcim e tij për ‘GazetaBlic Sport’, Ramushi tha se Drita nuk ka treguar potenicalin maksimal që ka në ndeshjen e parë, por që sonte pret paraqitje edhe më të mirë.
“Tek ndeshja e parë, Drita nuk e ka treguar kualitetin e plotë që ka. Kemi pritur më shumë, sidomos me përvojën e duhur që ka tashmë. Me rikthimin e Brojës, mendoj që sonte do të bëjë paraqitje edhe më të mirë. Një fakt tjetër është se trajneri Ramadani kishte kohë për të analizuan kundërshtarin dhe besoj se dhe kjo do të ndikojë shumë”, tha fillimisht, Ramushi.
Ramushi, tutje shtoi se minmalisht pret që Drita të jetë në grupet e Conference League, gjithmonë nëse kalon sonte tutje.
“Duke e parë organizimin dhe kushtet e skuadrës së Dritës, mendoj që nuk do ta ketë problem kualifkimin në grupet e Conference League“, përfundoi Ramushi.
/GazetaBlic Sport/


