Sporti

Inzaghi flet para finales ndaj Fiorentinës: Ne duhet të luajmë si ekip për të fituar

05/23/2023 20:58
nga:Mergim Rreci

Interi dhe Fiorentina do të duelojnë nesër në finalen e Kupës së Italisë.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, me ‘Neruazzurët’ që janë favoritë në letër, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në prononcimin përpara finales vlerësoi ekipin e Fiorentinës.

“Është një ndeshje finale, kam luajtur disa dhe ndonjëherë ka pasur favoritë dhe jo favoritë. Ne do të përballemi me një ekip të fortë, që në 24 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm katër dhe ka fituar pothuajse gjithmonë.

Jemi të vetëdijshëm se kë ekip do të kemi përballë. Ata, njësoj si ne, i kanë merituar të dy finalet e arritura, do të jetë një sfidë e hapur, por ne duhet të luajmë si ekip për të fituar”.

/GazetaBlic Sport/