Sporti

Inter – Napoli, ja kur zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë

01/19/2024 21:57
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Interit e ka siguruar finalen në Superkupën e Italisë.

‘Neruazzurët’ triumfuan me rezultat 3 me 0 ndaj Lazios në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Thuram, Calhanoglu dhe Frattesi realizuan golat e fitores për Interin, duke siguruar finalen e madhe.

Finalja e madhe mes Interit dhe Napolit do të zhvillohet të hënën, më 22 janar, nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport/