Igor Tudor do të vazhdojë të drejtojë Juventusin sezonin e ardhshëm, zbuloi drejtori i ri i Torinos, Damien Comolli, në një konferencë të posaçme për shtyp.
“Ne vendosëm të vazhdojmë me Igorin për Kupën e Botës për Klube dhe më tej, pasi ai do të qëndrojë sezonin e ardhshëm”, njoftoi Comolli.
Tudor mori drejtimin e Juves si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Thiago Motta-s, por pasi arriti ta kualifikonte ekipin për në Ligën e Kampionëve, ai e mbajti pozicionin e tij.
/GazetaBlic Sport/