Sporti

Shqipëria U21 del pa pikë nga transferta finlandeze, pëson katër gola

10/13/2023 19:07
nga:Mergim Rreci

Shqipëria U21 del pa pikë nga transferta finlandeze. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, u mposhtën 4-1 nga Finlanda U21 në takimin e tretë të grupit E në eliminatoret e Euro 2025.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe e panë veten në avantazh të dyfishtë pas 6 minutave lojë. Falë dygolëshit të 19-vjeçarit Otso Liimatta, i cili mposhti dy herë brenda dy minutave portierin Klidman Lilo.

Nordikët e filluan me gol edhe fraksionin e dytë të ndeshjes. Liimatta realizoi golin e tretë personal në minutën e 48’. Ndërkohë që dhjetë minuta përpara fundit realizoi Adrion Pajaziti për skuadrën tonë.

Në minutën e gjashtë shtesë, ekipi kundërshtar shënoi sërish me anë të Miska Ylitolva. Takimi u mbyll 3-1 për finlandezët, të cilët regjistruan triumfin e parë në grup.

Shqipëria U21 mbetet në krye me 6 pikë, por a zhvilluar tri ndeshje. Dy më shumë se Zvicra, Mali i Zi dhe Rumania.

Kuqezinjtë rikthehen në fushë në muajin tetor. Me dy sfida në transfertë kundër Rumanisë në transfertë (17) dhe Malit të Zi (21).