Leon Avdullahu ka zgjatur kontratën e tij me TSG Hoffenheim deri në vitin 2031, e cila fillimisht ishte caktuar të skadonte deri në vitin 2029.
Avdullahu u bashkua me Hoffenheim verën e kaluar nga FC Basel për tetë milionë euro, dhe lojtari kosovar që atëherë është bërë një pjesë e domosdoshme e mesfushës së ekipit. Ai ka qenë titullar në 31 nga 32 paraqitjet e tij, tranmseton GazetaBlic Sport.
“Leoni është një shembull kryesor se si mund të duket zhvillimi i një lojtari të ri këtu te TSG. Jam shumë i lumtur që ai dëshiron të vazhdojë këtë rrugë të suksesshme me ne dhe që skuadra mban një nga figurat e saj kryesore ”, thotë drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker.
“Leoni mund ta lexojë një ndeshje, ai është një strateg dhe vizioni i tij është me rëndësi të madhe për stilin tonë të lojës”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


