Sporti

Historike: Ndeshja e Serie A do të gjykohet vetëm nga gjyqtare femra

04/25/2024 18:04
nga:Mergim Rreci

Për herë të parë, një ndeshje e Serisë A do të gjykohet nga një gjyqtare femër dhe nga dy asistente.

Ngjarja do të zhvillohet në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’, kur Interi pret Torinon në kuadër të xhiros së 34-të të kampionatit, të dielën e ardhshme në orën 12:30, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjyqtarja kryesore Maria Sole Ferrieri Caputi (e cila do të gjykojë ndeshjen e saj të 10-të në Serie A), do të asistohet nga Francesca Di Monte dhe Tiziana Trasciatti. Kjo treshe kishte qenë tashmë e pranishme, në të njëjtat pozicione, në një ndeshje në Kupën e Italisë dhe në një tjetër në Serinë B (kategoria 2).

Kjo do të jetë ndeshja e festës të Interit si kampion i Italisë, pasi fitoi titullin kundër Milanit në xhiron e fundit – ndeshje në të cilën luajtën si mysafirë.

/GazetaBlic Sport/