Skuadra e Ballkanit ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit për fillimin e hetimeve për ndeshjen mes saj dhe Dinamo Zagreb.
Klubi e ka mohuar kategorikisht se mund të ketë ndonjë kurdisje në këtë takim, kurse tha se këto raportime janë vetëm tendencë për ta dëmtuar imazhin historik të ndërtuar nga ajo fitore e madhe, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ftojmë të gjitha instancat e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, hetues e gazetarë, që të merren seriozisht me këtë çështje, duke sqaruar çdo detaj të mundshëm për opinionin publik “, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.