Sporti

Henry zbulon se Kevin de Bruyne po përballet me një problem në jetën e tij private

05/19/2023 13:40
nga:Mergim Rreci

Thierry Henry zbuloi se Kevin de Bruyne po kalon një problem personal, por luajti dhe ndihmoi Manchester City të mposht Real Madridin (4-0), në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ish sulmuesi francez shpjegoi se nuk mund të zbulojë asgjë për situatën që prek reprezentuesin belg, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ishte një moment i veçantë. Nuk mund të them pse, sepse është një çështje private. Por nga ajo që tha, unë ende e respektoj mënyrën se si luajti dhe luftoi për ëndrrën e tij. Nuk mund të zbuloj asgjë më shumë. Kështu është. Por, për mua ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadër”, tha ish-golashënuesi duke folur për CBS.

Në fund të lojës, De Bruyne përqafoi Henryn dhe momenti u kap nga kamera.

/GazetaBlic Sport/