Lajme

Hasani ironizon me avokatët që po i heton Policia e Kosovës: Para dite kinse i mbrojnë të dyshuarit, pasdite të dyshuar

10/08/2022 12:21
nga:K G

Kryetari i Odës së Avokatëve të Degës Regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasani, ka ironizuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thumbuar disa avokatë që sipas tij “para dite kinse i mbrojnë të dyshuarit, kurse pasdite hetohen si të dyshuar”.

“Çka nuk pritem! Disa udhëheqes të Odës sê Avokatëve të Kosovës, paradite kinse i mbrojnë të dyshuarit, kurse pasdite hetohen si të dyshuar. Etika dhe Galaktika, dikush as nuk e ka as nuk e arrinë, pavarësisht pozitave jetesore”, ka shkruar Hasani në Facebook.
Në Odën e Avokatëve të Kosovës ka pasur përplasje verbale për shkak të mos pajtimeve për raportet buxhetore që nuk i janë miratuar kryetarit Behar Ejupi nga kryetarët e degëve regjionale.

Referuar mbledhjes së jashtëzakonshme të Odës së Avokatëve që është mbajtur më 7 tetor, e që është transmetuar online në Facebook, kryetari Ejupi bashkë me nënkryetarin Naim Rudari dhe kryetarin e degës regjionale të Prizrenit, Hajrit Krasniqi, atë të Ferizajt Fitim Shabani, degës së Gjakovës Ergjyment Barbullushi janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mos zbatimin të vendimeve të gjykatës.

Në mbledhjen e Odës së Avokatëve të Kosovës të datës 18 gusht të këtij viti po ashtu ka pasur përplasje verbale në mes kryetarëve të degëve, kjo si shkak u mos miratimit të rendit të ditës ashtu siç kërkonte kryetari Ejupi, e që me shumicën e votave rendi i ditës ishte ndryshuar.