Lajme

Haradinaj uron Komunitetin Egjiptian: Jeni pjesë e pandashme e shoqërisë sonë

06/24/2025 18:28
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar komunitetin egjiptian me rastin e Ditës së tyre, duke e cilësuar si pjesë të pandashme të shoqërisë kosovare, raporton GazetaBlic.

Ai vlerësoi kontributin e tyre në jetën politike, kulturore dhe institucionale të vendit, duke theksuar angazhimin e tyre për një Kosovë më të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës së Komunitetit Egjiptian, uroj këtë komunitet shumë të respektuar në Republikën e Kosovës.

Egjiptianët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, me një histori të gjatë bashkëjetese dhe me kontribute të çmuara në jetën politike, kulturore dhe institucionale të vendit.

Në këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohjen për angazhimin e përhershëm të komunitetit egjiptian për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse.