Sporti

Guardiola ironizon me shpenzimet e mëdha të Arsenalit dhe Liverpoolit në merkaton

09/19/2025 15:17
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se nëse Arsenali ose Liverpooli fitojnë titullin e Premier Ligës këtë sezon, kjo do të ndodhë sepse ata “shpenzojnë shumë para”.

Trajneri i Manchester Cityt ka thënë se Mikel Arteta dhe Arne Slot trajtohen ndryshe nga ai kur shpenzojnë shumë në tregun e transferimeve.

Kampionët e Premier Ligës, Liverpooli, shpenzuan rreth 440 milionë paund këtë verë, ndërsa nënkampionët e sezonit të kaluar, Arsenali, shpenzuan 250 milionë paund.

“Dua vetëm t’i them mikut tim Mikel Arteta se nëse fiton titullin, do të jetë vetëm sepse ka shpenzuar para, jo sepse ka punuar shumë ose sepse lojtarët e tij janë të mirë”, tha Guardiola me sarkazëm para ndeshjes kundër Arsenalit.

“Është si Liverpooli. Nëse Arne Slot fiton përsëri, do të jetë sepse ka shpenzuar shumë para. Apo jo? Sepse nuk ndodhi vetëm te Man City, apo jo? Kështu është me të gjithë ata,” tha Pep me një buzëqeshje.

“Ata shpenzuan aq sa besonin se mund të bënin për të konkurruar me ekipet më të mira në Premier League dhe Evropë dhe e kanë arritur atë nivel”, tha Guardiola.

/GazetaBlic Sport/