Sporti

Largimi nga Superliga, një pjesë e madhe e futbollistëve pritet të largohen nga Drenica

05/31/2023 08:39
nga:Mergim Rreci

Drenica është larguar nga elita e futbollit kosovar.

Pas 23 vitesh, skuadra nga Skenderaj i ka thënë ‘lamtumirë’ Superligës së Kosovës në futboll, pas një sezoni shumë të dobët të rezultateve, ku arkëtuan vetëm 23 pikë.

Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, priten ndryshime dhe largime të mëdha nga kuqezinjtë, me pjesën dërmuese të futbollistëve që nuk kanë motivin për të vazhduar kontratat me klubin, me kushtet aktuale.

Përjashto një numër të vogël të futbollistëve, pjesa më e madhe e tyre nuk janë të lidhur në aspektin kontraktual me klubin dhe do të shqytrojnë mundësi për largim, gjithmonë për shkakun se skuadra tashmë do të jetë pjesë e Ligës së Parë, por edhe për shkak të disa pakënaqësive të tjera.

/GazetaBlic Sport/