Tapeti i stadiumit “La Cartuja” nuk e ka ndihmuar aspak kombëtaren e Spanjës që të bënte lojë pozitive ndaj Suedisë.
Temperaturat e larta në Sevilla kishin prishur terrenin dhe barin e stadiumit duke mos lejuar qarkullimin e topit dhe lojën e shpejtë.
Deri tani është një nga stadiumet më me probleme që kanë qenë në Kampionatin Europian.
Kanë qenë vetë mediat spanjolle, të cilat janë ankuar për diçka të tillë.
Përveç faktit që Suedia ishte një mur, edhe terreni ia vështirësoi planet skuadrës së Luis Enrikes. Vetë futbollistët u ankuan që në momentin kur filloi ndeshja, ndërsa trajneri Enrique e pranoi diçka të tillë në fundin e ndeshjes.


