Sporti

“Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll, këto janë dy super ndeshjet që zhvillohen sot

02/09/2022 13:14
nga:Mergim Rreci

Final-8 i Kupës së basketbollit kosovar fillon sot në qytetin e Pejës.

Pritet të jetë një organizim madhështor, me klubet që synojnë triumfin e madh në trofeun e dytë më të çmueshëm në basketbollin tonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë në konkurrencën e meshkujve zhvillohet ajo e Grupit B mes Trepçës dhe Rahovecit me fillim nga ora 17:00.

Ndërkohë hapja solemne e edicionit ‘Agim Lluka’ në Final 8 Kupën e Kosovës bëhet nga ora 19:20.

Ndërkohë, në fillim nga ora 20:00, Peja si organizatore e kësaj ngjarje të madhe luan me Sigal Prishtinën derbin e madh të basketbollit vendor.

Të enjten zhvillohen dy sfidat tjera çerekfinale ku takohen Golden Eagle Ylli – Drita si dhe derbi prizrenas Prizreni 16 – Bashkimi.

/GazetaBlic Sport/