Sporti

Filip Misevski largohet nga Trepça ’89, transferohet tek skuadra e njohur kosovare

07/10/2025 15:13
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi me shumë përvojë nga Maqedonia e Veriut, Filip Misevski, do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit kosovar.

Ai u largua nga skuadra e Trepçës ’89, atje ku luajti në edicionin 2023/2024, por jo edhe nga Liga e Parë e vendit tonë.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se maqedonasi karrierën do ta vazhdojë tek skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova.

Marrëveshja mes palëve është çështje e kryer, me kuqezinjtë që i japin edhe më shumë siguri mbrojtjes së tyre.

Kujtojmë që ky futbollist ka luajtur tek disa skuadra të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.

/GazetaBlic Sport/