Gazetari i VOX Kosova, Valon Rashiti, është kërcënuar nga Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.
Gazetari Rashiti ka raportuar gjatë ditës se Berisha e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”.
Ngjarja ka ndodhur në Hotel “Emerald”, ku u mbajt ceremonia e dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga Presidentja Vjosa Osmani.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e dënuar fuqishëm një veprim të tillë.


