Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka zhvilluar dy takime në Pejë dhe Ozdrim, ku u takua me bashkëluftëtarë, veteranë dhe të rinj, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi energjinë dhe vullnetin e qytetarëve për të diskutuar rreth së ardhmes së Kosovës dhe mundësive për zhvillim.
Postimi i plotë:
Dy takime, një qëllim!
Sot, Peja na mblodhi. Takova bashkëluftëtarë që nuk i kisha takuar prej kohësh, edhe pse ndamë të njëjtën fushëbetejë, takova veteranë, e të rinj nga Istogu… një energji që të bën të besosh tek e ardhmja.
Po ashtu, në Ozdrim, Pejë, u takuam me të gjithë kandidatët për deputetë.
Në çdo ndalesë, bisedat na kthenin te e njëjta fjalë: Kosova. Mes njerëzve u ndje qartë se askush nuk dëshiron të mbetet duarkryq. U fol për mundësitë që duhet të hapen, për vizionin që i takon këtij vendi dhe për vullnetin e qytetarëve që kërkojnë me ngulm të dalin nga ngërçi ku ndodhemi sot.


