Kupa e Botës 2022

Federata Agleze kërkon të përmbushet kontrata, Southgate vendos pas Krishtlindjes

12/16/2022 08:04
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, do të reflektojë gjatë javëve të ardhshme, që përkon edhe me periudhën e Krishtlindjes, nëse do të vazhdojë të mbajë këtë detyrë në krye të “Tre Luanëve”.

Sipas “The Sun”, Federata Angleze është e interesuar që trajneri të përmbushë kontratën deri në Kampionatin Evropian 2024.

FA shpreson që Southgate do të ketë kohën e nevojshme për të analizuar gjithçka ka ndodhur javët e fundit dhe të kuptojë nëse e ka ende dëshirën e ta përmbushur kontratën (i kanë mbetur edhe 18 muaj).