Euro2024

“E ndalim Italinë dhe Kroacinë”, Debatik Curri optimist për rezultate pozitive të Shqipërisë në ‘Euro 2024’

06/07/2024 21:37
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri është deklaruar në lidhje me gjasat që kanë kuqezinjtë në Kampionatin Evropan – ‘Euro 2024’.

Shqipëria do të përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, një grup me kundërshtarë aspak të lehtë, por që natyrisht asgjë nuk është e pamundur në kompeticione të niveleve të tilla.

I ftuar në emisionin ‘Blic Interview’ me Astrit Gashin, Curri ishte optimist se asnjë nga këto tri kombëtare nuk do ta ketë fitoren si çështje të kryer ndaj Shqipërisë.

Sipas tij, Shqipëria do të sigurojë një pikë në ndeshjen e parë ndaj Italisë, sepse është një kundërshtar që na përshtatet në stilin e lojës.

Pa marrë parasysh që jemi inferior ndaj të gjithëve në grup, nuk mendoj që ka me pas të lehtë, as Italia, as Kroacia me na mposht, ekipa ma e vështirë do jetë Spanja, sepse stili i tyre i lojës nuk na përshtatet, ata luajnë futboll ma teknik, ma me pasime të shumta, ajo nuk na konvenon. Ekipa e cila na përshtatet me stil është Italia, mendoj se ndeshjen e pare do luajmë baraz, nuk do humbim në atë ndeshje, në defensive luajmë mirë dhe kemi lojtarë të shpejtë, mendoj që një barazim do ishte mirë me fillu Kampionatin”, tha fillimisht ai.

Curri tha se futbollistët nuk duhet të hyjnë brenda fushës në asnjë prej ndeshjeve si të dorëzuar, sepse duhet të besojnë në kualitetin dhe aftësinë që kanë treguar gjatë kualifikimeve për ‘Euro 2024’.

“Italia zakonisht nuk i ka nisë mirë kampionatet, edhe kur ka fituar, ka fituar 2-1, 1-0, me rezultat të ngushtë, nuk kanë qenë bindës, pastaj janë ngritë me vazhdimin e Kampionatit, por zakonisht fillimet si kanë pas të mira”
“Unë mendoj që Italinë e Kroacinë mund t’i ndalim, është gabim nëse futbollistët që ne duhet të shkojmë të dorëzuar në Gjermani. Do jetë e vështirë. Surpriza të mëdha në futboll s’ka më, futbolli ka evoolu, krejt po dine me lu futboll. Ne s’duhet me shku inferior, duhet me marr maksimumin në çdo ndeshje, takimi  i parë është ë rëndësishëm që ne mos me humb, të paktën me barazu, e pastaj me prit Kroacinë, që i kemi shansat e barabarta 50-50“, përfundoi Curri.

/GazetaBlic/