Sporti

Trajneri i FCSB: Përshtypjet tona të para për Kosovën janë të jashtëzakonshme

08/13/2025 18:35
nga:Mergim Rreci

Trajneri i FCSB, Elias Charalambous iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me vendimin e presidentit Gigi Becali, për të sjellur disa truproje në Kosovë.

Ai tha fjalë të mëdha për vendin tonë, duke e vlerësuar maksimalisht pritjen dhe gjithçka tjetër, transmeton GazetaBlic Sport.

“Përshtypjet tona të para për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Që nga momenti që hymë në vend, gjithçka ishte perfekte. Njerëzit na pritën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe deri më tani mund të themi vetëm gjëra të mira. Kam luajtur këtu me ekipin kombëtar dhe shoh që vendi po përmirësohet shumë. U befasova këndshëm”, deklaroi ai në konferencën para ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/