Sporti

Tovërlani udhëheq seancën e parë stërvitore tek Prishtina

11/25/2025 15:26
nga:Mergim Rreci

Afrim Tovërlani është emëruar trajner i skuadrës së Prishtinës.

Ai te Prishtina e zëvendëson Arsim Thaqin. Para se të emërohej trajner i Prishtinës, Tovërlani ka qenë selektor i Përfaqësueses U21 të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Tovërlani ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën nga kryeqyteti.