Sot në Drenas zhvillohet ndeshja vendimtare e barazhit për një vend në Superligën e Kosovës për sezonin 2026/27.
Nga ora 16:00, KF Llapi dhe FC Dinamo do të përballen në një duel ku vetëm njëra skuadër do të sigurojë pjesëmarrjen në elitën e futbollit kosovar.
Llapi kërkon të ruajë statusin në Superligë pas përfundimit në vendin e tetë, ndërsa Dinamo synon ngjitjen historike në elitë pasi kaloi me sukses Lirinë në barazhin e Ligës së Parë.
Ja formacioni zyrtar i Llapit:


