Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
‘Kuqezinjtë’ janë mposhtur me rezultat 2 me 0 nga Anglia, shkruan GazetaBlic Sport.
Lewis Skelly dhe Harry Kane realizuan golat e fitores për ‘Tre Luanët’, të cilët e dominuan ndeshjen dhe fituan tre pikë me shumë meritë.
Paraqitja e Shqipërisë ishte për t’u vlerësuar, bazuar tek kundërshtari i fortë me të cilin u përball.
Pas tre ditëve, Shqipëria përballet me Andorrën në ‘Air Albania’.
/GazetaBlic Sport/


