Sporti

Rudiger paralajmëron bashkëlojtarët e tij: Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk do të mbrohemi

03/14/2023 20:41
nga:Mergim Rreci

Pavarësisht fitores së thellë, 5-2, në ndeshjen e parë, në Anfield, Antonio Rudiger paralajmëroi se Real Madridi do të duhet të hyjë i përqendruar në ndeshjen ndaj Liverpool.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat shumë pozitiv për spanjollët, por që natyrisht gjithçka mund të ndodhë brenda një ndeshje futbolli, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne do të duhet t’i qasemi ndeshjes së dytë më mirë se sa në Anfield. Nuk mund të flesh për pesëmbëdhjetë minutat e para, veçanërisht kundër një ekipi si Liverpool. Ne pamë se çfarë ndodhi. Duhet të gjejmë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes dhe sulmit. Siç thashë, ne nuk mund të flemë për çerekun e parë të një ore dhe gjetja e ekuilibrit do të jetë gjëja më e rëndësishme për ne. Nuk duhet të hyjmë vetëm për t’u mbrojtur dhe për t’i thënë vetes se kemi një avantazh prej tre golësh. Duhet të kënaqim edhe mbështetësit tanë dhe të fitojmë besim te vetja”, theksoi mbrojtësi në një konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport/