Në një intervistë dhënë për GazetaBlic infektologu Shemsedin Dreshaj, tregon gjendjen aktuale me virusin Covid 19 në Kosovë dhe sipas tij kjo situatë është nën kontroll.
“Nga të gjitha vendet e rajonit edhe shteti i Kosovës ka filluar të regjistrojë numra të rritur të rasteve me Covid 19, gjë që ka qenë e pritur, por mendoj që situata relativisht pas rrethanave të reja epidemologjike në terren, është nën kontroll”, thekson Dreshaj.
“Ne e kemi pasur një vaksinim të suksseshëm në vitet paraprake, shumicën dërmuese të popullatës e kemi me dy apo tri doza, deri sot është dëshmuar që vaksinat që kanë qenë në përdorim ndihmojnë shumë në mbrojtjen dhe parandalimin e formave të rënda të Covid 19. Kështu unë mendoj që një situatë e tillë është situatë me kufi të menaxhimit real normal që ka vend për angazhime shtesë e për përkushtime. Vikendin që lamë pas patëm dy raste të vdekjes me Covid 19, nëse dikush pyet në këtë aspekt është e pritshme që në kuadër të një numri kaq të madh sa kemi në veçanti dy javët e fundit në Kosovë, është e pritshme që të kemi raste me ecuri fatale në veçanti tek personat me moshë të shtyer dhe me sëmundje kondicionale”, tregon ai.
Sipas Dreshajt, ata persona që kanë marrur vetëm dy doza të vaksinave anti-covid do të ishte mirë që të marrin edhe dozën e tretë.
“Unë mendoj që me kalimin e kohës imuniteti fillon që të zbehet dhe mendoj që duhet të mbështetemi në rekomandimet e SDS dhe të ISDS në raport me atë që çfarë duhet të ndërmarrim deri më sot, personat të cilët i kanë marrur nga tri doza mendojë që kanë një mbrojtje stabile, ata që kanë nga dy doza të vaksines do të ishte mirë që të marrin edhe dozën e tretë. Sa i përket dozës së katërt duhet të ndërmirren ose të kemi qëndrime nga insanet ndërkombëtare”, tha ai.
“Unë mendoj që vitin e kaluar kanë mbetur mjaftë vaksina, nëse janë ende valide ku kanë afatë të skandencës, atëherë mendoj që ato mund të përdoren nëse janë ruajtur në mënyrë adekuate”, përfundoi Shemsedin Dreshaj.
/GazetaBlic/