Kandidati i AAK-së për Prishtinë, Bekë Berisha, ka dhënë një mesazh mbështetës me rastin e Tetorit – Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Në një postim, ai ka theksuar rëndësinë e forcës dhe solidaritetit me të gjitha gratë që po përballen me këtë sëmundje, duke u dhënë kurajë dhe duke i kujtuar se nuk janë vetëm në këtë rrugëtim.
“Brenda jush fshihet një fuqi e jashtëzakonshme, e cila ju bën të pathyeshëm dhe do t’ia dilni,” ka shkruar Berisha.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për vetëdijesim dhe kontrolle të rregullta: “Dhe për të gjithë ju që po e lexoni këtë: kontrollohuni!”


