Në vitin 2012, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte shqyrutuar dhe aprovuar një grup amendamentesh kushtetuese të propozuara nga 31 deputetë, të dorëzuara nga Kryetari i Kuvendit, raporton GazetaBlic.
Amendamentet u vlerësuan për të kontrolluar nëse cenonin të drejtat dhe liritë e garantuara në Kushtetutë, dhe GJK i konfirmoi si të vlefshme.
Megjithatë, ndryshimet kurrë nuk u proceduan në Kuvend, pasi lista serbe kishte vendosur kushte për pjesëmarrjen e saj.
Kjo ndalesë ka lënë amendamentet të paprovuara ligjërisht, duke reflektuar tensionet politike të asaj periudhe dhe vështirësitë për të arritur konsensus në procesin kushtetues.
Ndërsa sot, pas 14 vitesh, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, raporton GazetaBlic.
Ajo tha se propozimet janë hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011 dhe u bëri thirrje partive politike që t’i mbështesin ato, duke theksuar se “tash e tutje le të flasë populli”.
Sonte dalin në votim amendamentet e Vjosa Osmanit për zgjedhjen e presidentit nga populli


