Sporti

Nuk po i shkon asgjë mbarë, Asllanit i dështon udhëtimi për në Turqi, prishet avioni

01/29/2026 23:43
nga:Mergim Rreci

Kristjan Asllani nuk është nisur drejt Stambollit për të bërë prezantimin me skuadrën e tij të re, Besiktasin.

Sipas lajmeve që vijnë nga Turqia, nga deklarat e klubit turk, udhëtimi i mesfushorit kuqezi nuk është realizuar për shkak një defekti në avion.

Në deklaratën e klubit të Beshiktashit thuhet: “Fluturimi TK1876 nga Malpensa për në Aeroportin e Stambollit, me Kristjan Asllani, është anuluar për shkak të një defekti teknik. Informacione të mëtejshme në lidhje me orarin e mbërritjes do të ndahen sapo të finalizohet”.

Mesfushori dhe klubi zikaltër kanë arritur një akord me klubin turke, huazim me të drejtë blerja.