Sporti

Ballkani – Vushtrria, mbyllet pjesa e parë

08/22/2026 17:21
nga:Mergim Rreci

Ballkani dhe Vushtrria kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0, në përballjen e vlefshme për javën e dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ballkani kërkon të marrë fitoren e parë në kampionat pas humbjes në javën hapëse, ndërsa Vushtrria synon të reagojë pas disfatës së thellë ndaj Malishevës.

Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, ku pritet që ritmi dhe presioni për gol të rriten.

/GazetaBlic Sport/