Sporti

Nga bilanci i golave tek ai i fitoreve, disa statistika interesante nga Superliga e Kosovës

09/23/2025 18:47
nga:Mergim Rreci

Prishtina dhe Dukagjini janë dy skuadrat kryesuese pas xhiros së pestë në Superligë.

Kryeqytetasit janë poashtu skuadra me numrin më të madh të golave të realizuara (12), por që edhe numri i golave të pranuara është i konsiderueshëm, gjithsej (8), shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadrat me numrin më të vogël të golave të pranuara janë Drenica dhe Prishtina e Re, të cilat kanë pranuar nga 4 gola në 5 ndeshjet e para.

Dukagjini është skuadra që e ka shfrytëzuar më së miri terrenin vendas, duke fituar 2 nga 3 ndeshjet e zhvilluara në Klinë.

Interesant tek ky aspekt është bilanci i skuadrës së Malishevës, skuadër kjo që ka humbur 3 nga 3 ndeshjet e luajtura në ‘Liman Gegaj’.

Sa i përket ndeshjeve në fushën mysafire, Prishtina ka 2 fitore nga 3 ndeshje, duke qenë skuadra me bilancin më pozitiv.

Valentin Serebe, sulmuesi i Ballkanit është bindshëm në vendin e parë sa i përket listës së golashënuesve më të mirë. Ai ka realizuar 7 gola në këtë fillim edicioni.

/GazetaBlic Sport/