Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Arianit Sllamniku dyshohet se ka ofruar ilaçe duke i paraqitur si trajtim për autizëm, raporton GazetaBlic.
Ajo u bën thirrje qytetarëve të besojnë vetëm metoda të verifikuara shkencërisht dhe ka njoftuar institucionet kompetente, duke u koordinuar me Policinë e Kosovës.
Ministria thekson se shëndeti i fëmijëve është prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim do të trajtohet me seriozitet të lartë.


